Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Ligji për investimet strategjike po i shërben klientelizmit

Bardhi: Ligji për investimet strategjike po i shërben klientelizmit

Ligji për investimet strategjike, i cili po kërkohet të zgjatet sërish, nuk i shërben interesit publik dhe as thithjes së investimeve të huaja, por pasurimit të një grupi të vogël individësh pranë kryeministrit Rama.

Kështu deklaroi në Kuvend kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Bardhi akuzoi qeverinë se ligji i miratuar në vitin 2015 me premtimin për të lehtësuar procedurat dhe për të tërhequr kapital të huaj ka dështuar në objektivat e tij.

“Akti i parë që deputetja juaj e re bën në seancën plenare, nuk është si një ligj që zgjidh hallet tuaja. Ka hallin e 2-3 individëve, sepse unë nuk di më shumë njerëz që mund të kenë interes për të ndërtuar porte turistike. Dhe akti i parë, ligji i parë që sjell në Kuvend, është një ligj për dy veta”, u shpreh Bardhi në Kuvend.

Ai akuzoi gjithashtu maxhorancën se ligjet dhe projektet e mëdha infrastrukturore, sipas tij, janë miratuar pa garë dhe me procedura të paracaktuara, duke përmendur aeroporte dhe porte turistike.

“Kur miratuat ligjin për investimet strategjike në 2015, i premtuat qytetarëve shqiptarë se do të lehtësonit procedurat për të thithur investimet e huaja. Na thoni sa investime të huaja keni thithur nga zbatimi i këtij ligji”, deklaroi Bardhi.

Të fundit