Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi me demokratët në Lushnjë: Koha për të ndryshuar realitetin e trishtë

Bardhi me demokratët në Lushnjë: Koha për të ndryshuar

Kreu i Grupit Parlametar i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë të Rajonit 1 të njësisë administrative Lushnje.

Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kur demokratët bëhen bashkë janë fitues dhe nuk i ndal dot askush.

"Do jemi në çdo derë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet, për të ndërtuar të gjithë bashkë projektin e transformimit për mirë të qarkut të Fierit dhe gjithë Shqipërisë.
Në Lushnje, me strukturat e partisë të Rajonit 1 të njësisë administrative Lushnje. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Kur demokratët bëhen bashkë janë fitues dhe nuk i ndal dot askush. Koha është më shumë se kurrë për të ndryshuar realitetin e trishtë ku është zhytur vendi këto 12 vite keqqeverisje të Edi Ramës dhe Lushnja ka mijëra arsye që ti prijë këtij ndryshimi", shkruan Bardhi. 

Të fundit