Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi mesazh pak para protestës: Do jetë paqësore, ka familjarë me fëmijë

Bardhi mesazh pak para protestës: Do jetë paqësore, ka

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka përcjellë një mesazh të shkurtër për gazetarët pak para nisjes së protestës së opozitës.

 Ai tha se në këtë tubim do të marrin pjesë edhe fëmijët bashkë me familjet e tyre.

“Protesta do jetë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe mesazhet që do ti shikoni në shesh”, tha Bardhi.

Protesta pritet të nisë në orën 17:30 para kryeministrisë. Ndërkohë, edhe pse jo fizikisht, lideri i demokratëve Sali Berisha mesazhin e tij për protestuesit do ta japë përmes teknologjisë, duke mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, për shkak se prej 30 nëntorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie.

Të fundit