Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Mosprania e Policisë në tubimin pro-Veliajt, akt presioni nga pusht

Bardhi: Mosprania e Policisë në tubimin pro-Veliajt, akt presioni nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar ashpër për mungesën e Policisë së Shtetit gjatë grumbullimit të punonjësve të Bashkisë së Tiranës në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK dhe GJKKO.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi këtë situatë si një “akt të paprecedent presioni nga pushteti”, duke akuzuar qeverinë për përdorimin e metodave të paligjshme ndaj sistemit të drejtësisë.

"Braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror! Mosprezenca e Policisë së Shtetit në grumbullimin e paligjshëm të punonjësve të Bashkisë së Tiranës në GJKKO dhe SPAK është një akt i paprecedent presioni nga pushteti," shkroi Bardhi.

Ai u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit që të refuzojnë urdhrat e paligjshëm dhe të vijojnë detyrën e tyre me përkushtim ndaj vendit dhe integrimit europian.

Duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, Bardhi kërkoi që ai të ndalojë menjëherë “metodat kriminale të presionit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.”

“Kjo është Republika e Shqipërisë, jo shteti privat i mafiozit Edi Rama!” përfundoi ai.

Të fundit