Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi ndan momente nga protesta e opozitës: Pjesëmarrje masive dhe reagim dinjitoz

Bardhi ndan momente nga protesta e opozitës: Pjesëmarrje masive dhe

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ndarë momente nga protesta e tretë kombëtare që PD mbajti mbrëmjen e djeshme, 10 shkurt para kryeministrisë.

Bardhi ka falënderuar të gjithë qytetarë që kanë qenë pjesë e protestës, ndërsa e ka cilësuar reagimin e tyre dinjitoz dhe si qytetarë të lirë.

“Shqipëria që reagon! ???????? Faleminderit me ❤️ për pjesëmarrjen masive dhe reagimin dinjitoz, si qytetarë të lirë”, ka shkruar ai krahas një fotoalbumi me momente nga protesta.

Kujtojmë se ndryshe nga protesta e 24 janarit, tensionet këtë herë ishin më të forta dhe rezistenca më e gjatë. Prej orës 17:00, mbështetësit e opozitës u grumbulluan përpara Kryeministrisë në pritje të fjalimeve dhe nisjes së protestes.

Kulmi i saj u shënua me fjalën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha,i cili e cilësoi situatën politike si “momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit”.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për vijimin e protestave deri në largimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Të fundit