Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington: Me Trump bota do të jetë më e sigurt dhe e begatë

Bardhi në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi mori pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington.

Ai shkruan në rrjetet sociale se aty ai takoi miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndau pikëpamjet për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Ai shprehet më tej se pjesëmarrja dhe fjala e presidentit Donald Trump, shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale.

"Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Pjesmëmarrja e Presidentit Donal Tramp dhe fjala e tij, më shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë.

Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Bardhi. 

Të fundit