Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali i mbetjeve toksike, Bardhi në interpelancë me Ramën: Aktivitet i mirëfilltë kriminal në varësi të kryeministrit

Skandali i mbetjeve toksike, Bardhi në interpelancë me Ramën:

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thirrur sot në interpelancë kryeministrin Edi Rama për 800 kontejnerët me mbetje toksike që u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, prej nga u kthyen mbrapsht.

Bardhi u shpreh se ka pasur reagime konfuze lidhur me skandalin e mbetjeve toksike, ku ka dyshime se Shqipëria ka shkelur Konventën e Bazelit dhe traktatin e Kombeve të Bashkuara.

Bardhi tha se kemi të bëjmë me një aktivitet të mirëfilltë kriminal në varësi të kryeminsitrit dhe njëkriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshmëm.

“Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe. Sipas informacioneve 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit. Ky port edhe më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga vendi dhe rajoni mbetje të rrezikshme drejt Azisë, sipas një organizate amerikane. Sipas tyre këto dërgesa bëhen rregullisht.

Ka pasur disa reagime konfuze të disa prej institucioneve përgjegjëse disa ditë më vonë se kur doli lajmi, përfshirë ministrinë përgjegjëse për mjedisin, për energjinë dhe infrastrukturën, portin e Durrësit, policinë e shtetit etj. Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit dhe traktatin e kombeve të bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Vendet nënshkruese, mes tyre edhe Shqipëria, nuk lejohen mbetje helmuese të një vendi tjetër nëse nuk kanë marrë miratimin paraprak nga vendi pritës. Rastet e përsëritura ngrenë dyshimin serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar por me një aktivitet të mirëfilltë kriminal që përfshin përgjegjësi për veprime të paligjshme apo mosveprime të disa autoriteteve shtetërore në varësi të kryeministrit si dhe një mungese kriminale të mbikëqyrjes së aktivitetit të paligjshëm të disa subjekteve private”, deklaroi Bardhi nga Kuvendi.

Të fundit