Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kryetar grupi i PD-së, Shehu: Turpi i Zotit, ka marrë vetëm 18 vota

Bardhi kryetar grupi i PD-së, Shehu: Turpi i Zotit, ka marrë

Seanca plenare nisi me tension, ku të përfshirë ishin deputetët demokratë Tritan Shehu dhe Gazment Bardhi. Arsyeja ishte zgjedhja e Gazmend Bardhit në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Tritan Shehu ishte kundër kësaj zgjedhjeje duke e quajtur qesharake dhe e turpshme që të zyrtarizohet në këtë formë Bardhi, kur është zgjedhur vetëm me 18 vota.

“Prej kohësh në këtë sallë bëhen shkelje të procedurës, ju u takon ta mbroni këtë Parlament… Përjashtohen deputetë në mënyrë arbitrare, dhe ju e justifikoni. Njoftoni zgjedhjen e dikujt si kryetar i grupit të PD me 18 vota që ka marrë, si munden të njoftohen zyrtarisht këtu? Votohet me 18 vota dhe zyrtarizohet këtu, turp i Zotit. Veprime antidemokratike. Qesharake për të gjithë, dhe për ju që e zyrtarizoni”, deklaroi Tritan Shehu.

 

Të fundit