Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi në PE: Parlamenti në Shqipëri jo funksional, për shkak se maxhoranca i refuzon opozitës te drejtat kushtetuese

Bardhi në PE: Parlamenti në Shqipëri jo funksional, për

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në mbledhjen e Komisionit të Sabilizim Asociimit në Parlamentin Europian në Bruksel, është shprehur se Parlamenti në Shqipëri është jofunksional, për shkak se mazhoranca i refuzon opozitës të drejtat kushtetuese.

Fjala e plotë:

Faleminderit zoti kryetar,

Biem besoj dakort të gjithë se integrimi europian është një objektiv i përbashkët i mazhorancës dhe opozitës. Unë dua të sqaroj, edhe për të qënë të qartë, që në fakt arsyet e mungesës normalitetit aktualisht në kuvend gjenden në raportin e fundit të progresit të Komisionit Europian.

Siç evidentohet aty situata jo normale, apo funksionimi jo normal i parlamentit lidhet me disa të drejta kushtetuese që kanë deputetet e opozitës. Nuk është e vërtetë që ne kemi depozituar në të njëjtën kohë 8 kërkesa për komision hetimor. Ne kemi dorëzuar 8 kërkesa për komision hetimor gjatë 2 viteve të kësaj legjislature dhe ç’është e vërteta ekzaktësisht pas atij komisioni hetimor që përmendi kolegu Majko që ishte i suksesshëm dhe falë punës së tij prokuroria e posaçme arriti të provonte akuza për korrupsion ndaj disa ish zyrtarëve, për atë që quhet afera e inceneratorëve. Që nga ai moment mazhoranca ndaloi çdo ngritje të komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita. Në total janë 8 dhe vetëm sesionin e fundit janë rrezuar brenda 1 jave 3 kërkesa për komisione hetimore. Janë refuzuar 4 kërkesa për interpelancë nga kryeministri i vendit për çështje që kanë interes për publikun. Mbahen të pashqyrtuara 31 projekt ligje të deputeteve te opozitës, ndërkohë sa i takon ligjeve me porosi ti deputeteve apo kolege te mazhorances ato miratohen pa u future ne kalendar, pa kaluar 2 javë nga depozitimi i tyre në parlament.

Kjo është arsyeja pse sot deputetët e opozitës nuk kanë lejuar funksionimin normal të parlamentit pa u rikthyer ato të drejta qe atyre ja njeh Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Unë e vlerësoj fjalën e kolegut Majko që është i gatshëm për dialog edhe në përgjigje të thirrjes së partnereve tanë ndërkombëtar, edhe këtu dëgjova që behej thirrje për dialog, por ne fakt gjatë këtyre 3 muajve të mungesës së funksionimit normal të parlamentit ne nuk kemi gjetur rrugën e dialogut apo dorën e shtrire për dialog nga mazhoranca por kemi parë shtimin e masave agresive, arrogante ndaj opozitës. Ndryshimet e njëanshme në rregulloren e Kuvendit apo ndryshimet e njëanshme në ligjin për komisionet hetimore nuk janë një dorë e shtrire për dialog por janë një mesazh i qartë i mungesës së vullnetit për të gjetur zgjidhje, për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës.

Një tjetr çështje që ne fakt e ka futur ne ngërç kuvendin lidhet me nevojën qe ka Shqipëria për zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ashtu si raporti i Komisionit Europian evidenton, prej 22 muajsh në Kuvendin e Shqipërisë ne kemi rënë dakort të ngremë një komision bipartizan për te realizuar reformën zgjedhore, i cili eshte bllokuar, nuk ka kryer asnjë veprimtari, nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje. Nëse analizon 2 raportet e fundit të misionit te vëzhguesve të OSBE ODIHR do të verehen çeshtje që vën ne pikëpyetje garantimin e standarteve për zgjedhje te lira dhe të ndershme në Shqipëri. Qoftë raporti i vitit 2021, qoftë raporti i vitit 2023 evidenton fenomenin e shit blerjes se votës, keqperdorimit të burimeve shtetërore apo abuzimit me nënpunësit e administratës publike ne funksion te frikësimit te votuesve apo orientimit te votave. Kjo është një çështje që do te duhet të adresohet përmes reformës zgjedhore por për fat të keq gjate këtyre 22 muajve puna e komisionit është penguar të prodhoje nje produkt që do ti garantonte Shqipërise zgjedhje te lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm.

Sikunder po, unë bie dakort që institucionet e drejtësisë ashtu si kolegu im Majko evidentoi kanë nën hetim një ish zv/kryeministër i cili sot është në arrati, ne nuk e dimë ku është, një ish ministër mjedisi apo një ish ministër të brendshëm por besoj biem dakort që secili prej tyre në momentin kur është marrë nën hetim disa muaj se të merrej nën hetim nga prokuroria, është shkarkuar nga kryeministri, ç’ka vë në pikëpyetje dijenin e kryeministrit mbi hetimet që po kryheshin nga ana e institucioneve të drejtësisë. Asnjë zyrtar në detyrë aktualisht, pra asnjë ministër, edhe pse ka akuza ndaj tyre, asnjë kryetar bashkie për të cilët ka akuza dhe hetime nuk rezulton të jetë marrë nën hetim nga prokuroria.

Megjithatë e kam thënë dhe dua përsëris edhe këtu, për ne opozitën nxitja ndaj institucioneve të drejtësisë për të vepruar në përputhje me ligjin dhe për të vënë përpara drejtësisë cilindo që me fakte dhe prova ka abuzuar me ligjin, ka qënë gjithmonë dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë.

Faleminderit!

 

Të fundit