Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Nëse gjykata i jep të drejtë, do ta njoh Berishën si kryetar

Bardhi: Nëse gjykata i jep të drejtë, do ta njoh Berishën si

Gazment Bardhi deklaroi se do ta njohë Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, nëse gjykata i jep të drejtë.

I ftuar në studion e “Drejt” në RTV Ora, Bardhi tha se është i gatshëm ta njohë Berishën për kryetar nëse vendos gjykata, teksa mori në mbrojtje Lulzim Bashën duke u shprehur se nuk mund ta akuzojnë si autokrat.

“Nëse gjykata i jep të drejtë Berishës unë do e njoh si kryetar, por do ta them gjithmonë që ka marrë peng PD dhe nuk e bën alternativë pushteti. Basha nuk ka përjashtuar askënd. Nuk mund të akuzohet si autokrat. Berisha duhej të ishte larguar në 20 maj. Ai e kupton shumë mirë seç do të thotë një parti në konflikt me faktorin ndërkombëtar. Në ka një njëri që kupton pasojat e kësaj është Berisha”, tha Bardhi.

Të fundit