Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Nesër dorëzojmë projektligjin për statusin e minatorëve në Kuvend

Bardhi: Nesër dorëzojmë projektligjin për statusin e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë me dije se ditën e nesërme do të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend një projektligj për statusin e minatorëve, si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të kësaj kategorie.

Bardhi deklaroi për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit se Partia Demokratike ka dëgjuar zërin e minatorëve, të cilët kanë protestuar disa herë përpara Kuvendit, dhe i ka përkthyer kërkesat e tyre në nisma konkrete ligjore. Ai theksoi se kolegët e tij kanë qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e minatorëve për t’i informuar mbi përmbajtjen e projektligjit.

Nesër dorëzohet zyrtarisht në Kuvend. Kërkesa e protestuesve që kanë disa janë që vijnë para Kuvendit, janë dëgjuar nga PD dhe çdo kërkesë e tyre është përkthyer në projektligj. Besoj që kolegët që kishin komunikim e ata, kanë pasur mundësi t’ua komunikojnë”, u shpreh ai

Të fundit