Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Nesër nuk ka mbledhje asnjë organ i PD, krerët e degëve që s’pranuan 18 dhjetorin do shkarkohen

Bardhi: Nesër nuk ka mbledhje asnjë organ i PD, krerët e

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi nuk ka pranuar të komentojë kuvendin e thirrur nesër nga ish kryeministri Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se nesër nuk ka mbledhje asnjë organ zyrtar i PD.

Nuk dua të komentoj cfarë do ndodhe nesër sepse në një tubim mund të ndodhë gjithçka. Ai që e organizon bën çfarë e çmon të arsyeshme, është e drejtë e tij.

E sigurt është se nesër nuk ka mbledhje asnjë organ i PD. Asnjë institucion i PD nuk është nesër në tubim.

Procesin e vetë firmos, vetë verifikoj, skanoj, vetë votoj e numëroj, 31 vite më parë burra e gra të familjes tonë politike e rrëzuan”, u shpreh Bardhi.

I pyetur nga gazetarët nëse ka kërkuar informacion nga 11 krerët e degëve të delegatëve që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë në dy kuvendet, Bardhi tha se nuk e disponon një saktësim të tillë.  

Nuk kam informacion nga drejtuesit e degëve për konfirmime për pjesëmarrje në dy kuvende. Situata në PD zgjidhet në institucione, kjo ka qenë arsye pjesë i janë bashkuar thirrjes për kuvendin kombëtar të 18 dhjetorit”, tha Bardhi.

Bardhi bëri me dije se kryetarët e degëve që kanë dalë kundër 18 dhjetorit janë krerët e degëve të PD në Tropojë, Shijak, Tirana- dega 3, 1 dhe 9, Paskuqan, Kolonjë, Vlorë dhe Fushë-Kruja.

Të fundit