Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nga Devolli: 20 Shkurti është dita e reagimit të çdo qytetari, të bëhemi bashkë

Bardhi nga Devolli: 20 Shkurti është dita e reagimit të

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka folur nga Devolli aty ku ka zhvilluar një takim me demokratët, në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, deputetja Sorina Koti, Edmond Spaho.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se qeveria ka treguar zero kujdesje për mundin dhe sakrificën e fermerëve të Devollit.

Demokrati shton se fondet e akorduara nga BE për bujqësinë kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve dhe jo të fermerëve.

Bardhi thekson se 20 shkurti është dita e reagimit për çdo fermer.

Postimi:

Qytetarët janë ata që me shumë se kushdo vuajnë pasojat e keqqeverissjes së Edi Ramës. Bujqësia është sektori kryesorë i jetesës së banorëve të Bashkisë Devoll. Ka zero mbështetje! Zero kujdesje për mundin dhe sakrificën e fermerëve.

Fondet e programeve të mbështetjes nga Bashkimi Europian, që duhet të shkonin për fermerët e Devollit dhe gjithë Shqipërisë, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve dhe personave të lidhur me to. Nga Devolli i bëra thirrje organeve të drejtësisë që të veprojë pa vonesa dhe të mbajë përgjegjës këdo që ka abuzuar me fondet e bujqësisë.

20 Shkurti është dita e reagimit të çdo fermeri dhe çdo qytetari që dëshiron të jetojë e punojë në Shqipëri. Të bëhemi bashkë të Marten, ora 17:30, përpara Kryeministrisë.

Të fundit