Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nga Elbasani: 100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë

Bardhi nga Elbasani: 100 milion euro në vit mbështetje për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte sot në Elbasan, ku ka takuar disa nga banorët e fshatrave përreth.

Ai është shprehur se banorët janë braktisur për 8 vite nga Rama dhe kjo është dhe arsyeja pse të rinjtë po ikin.

Bardhi premton se me PD-në në qeveri, di të jenë 100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë.

Statusi i plotë:

Banorët e fshatrave të qarkut Elbasan mbijetojnë falë punës së palodhur nga ku sigurojnë produktet e bujqësisë dhe blegtorisë. Socialistë e demokratë kanë 8 vite të braktisur nga Edi Rama. Asnjë premtim i mbajtur, asnjë mbështetje, zero investime. Kjo ka sjellë braktisjen masive të fshatrave nga të rinjtë. Imagjinoni nëse ata do kishin një qeverisje që u bën rrugët, u siguron vaditjen dhe jep rimbursim për bujqësinë e blegtorinë. Pikërisht kjo qeverisje do vijë me 25 prill.

Ne do të kthejmë normalitetin në jetën e çdo banori të fshatrave tona, duke ndalur braktisjen masive nga të rinjtë. 100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë do shkojnë për fshatarët dhe fermerët, jo për xhepat e miqve të qeveritarëve.

Me Partinë Demokratike Elbasani fiton. Shqipëria fiton.

Banorët e fshatrave të qarkut Elbasan mbijetojnë falë punës së palodhur nga ku sigurojnë produktet e bujqësisë dhe...

Posted by Gazment Bardhi on Sunday, February 7, 2021

Të fundit