Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi në 'Forumin Ndërkombëtar për Siguri': Shqipëria ka rol të rëndësishëm në sigurinë e Rajonit

Bardhi në 'Forumin Ndërkombëtar për Siguri':

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi me anë të një postimi në facebook, ka ndarë sociale detaje nga “Forumi Ndërkombëtar për Siguri” në Kongresin Amerikan.

Bardhi  se diskutimi u përqendrua tek ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke shtuar se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në sigurinë e Rajonit, më së pari duke dhënë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar; si dhe të kontribuojë e lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Në Kongresin Amerikan mora pjesë në “Forumin Ndërkombëtar për Siguri”, ku diskutimi u përqendrua tek ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siguria është parakusht për çdo zhvillim politik, ekonomik dhe institucional. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në sigurinë e Rajonit, më së pari duke dhënë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar; si dhe të kontribuojë e lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Gjatë forumit pata kënaqësinë të takohem edhe me Asistent Sekretaren e Shtetit për Çështjet Legjislative znj. Naz Durakõglu, si dhe Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE znj. Pia Kauma”, shkroi Bardhi në Facebook.

Të fundit