Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nga Kuvendi: SHISH furnizon bandat me informacione

Bardhi nga Kuvendi: SHISH furnizon bandat me informacione

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk janë shpikje të opozitës, por fakte se Rama ka lidhje me grupet kriminale.

Bardhi përmendi ish-deputetin Arben Ndoka të shpallur në kërkim si bashkëpunëtori i bandave kriminale për vrasje, si edhe Rrahman Rrajën.

Bardhi tha se SHISH furnizon bandat me informacione.

“2 argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju kolegë që ulni kokën ne dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk jemi ju që thoni në kafe që Ergys Agasi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar, Nisi ta testojë në Durrës, e çoi nëmë tej në të gjithë Shqipërinë. Më tej pasi krijoi të gjitha fijet, njeriun e Agasit e emëroi drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në vend të luftojë krijimin, e t ë japë informacione për SPAK, tenton të marrë info brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Këto nuk duhet ti diskutojmë sepse nuk na qenka fushë e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.

Të fundit