Flash News
Sherr me thika në Shkozë, plagoset një person
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Bardhi nga selia e PD: Bashkimi është forcë jo dobësi, nga sot t’i kthejmë shpresën shqiptarëve
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi njoftoi sot nga selia blu bashkimin e demokratëve dhe misionin e tyre për të rikthyer shpresën në Shqipëri.
Bardhi tha se sot grupi u kthye i bashkuar në shtëpinë e vetë, teksa theksoi se bashkim do të thotë forcë dhe jo dobësi. Demokrati shtoi se vendi nuk e ka luksin të humbë edhe opozitën, ndaj vlerësoi se është koha që të demokratët t’iu kthejnë shpresën shqiptarëve.
Bardhi: Kjo situatë mes nesh e paprecedentë në llojin e vet po ndodhte ndërsa Shqipëria humbte çdo ditë nga një tullë në themelet e brishta të demokracisë dhe pluralizmit. Vendi nuk e ka luksin të humbasë dhe opozitën. Shumë do të donin që gjërat të mos kishin shkuar kështu mes demokratëve. Jam i bindur se sot kur grupi parlamentar kthehet i bashkuar në shtëpinë e vetë, është një ditë e mirë për demokratët. Ne jemi sot shumë më mirë se një vit më parë por nuk jemi në lartësitë e pritshmërive të shqiptarëve ndaj nesh. Kam bindjen dhe besimin absolut se ne do t’ia dalim të kapërcejmë pengesat. Bashkimi është forcë jo dobësi. PD me aktin e bashkimit i kthen dritën vetes dhe duhet nga sot t’i kthejmë shpresën shqiptarëve. Me këtë motiv ne do të jemi në çdo cep të Shqipërisë. Jo më përçarje, jo më konflikt ne do të duhet të punojmë së bashku për ta ndërtuar opozitën e sotme në shpresën e së nesërmes. PD është partia më properëndimore, ne besojmë tek aleatët strategjikë.