Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nga Shkodra: Ekonomia, kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 Shkurt

Bardhi nga Shkodra: Ekonomia, kryearsyeja për të ngritur zërin e

Partia Demokratike e bashkuar ka nisur turin e takimeve nga Shkodra, aty ku kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi është takuar me qytetarët shkodranë.

Bardhi ka ndarë në Facebook foto nga takimi, ku bashkangjitur shkruan se ekonomia është dështimi më i madh i qeverisë Rama dhe arsyeja kyçe pse sot çdo shqiptar duhet të reagojë.

Bardhi fton qytetarët t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit.

“Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 Shkurt, ora 17:30 përpara Kryeministrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete të Afrikës.

Nga Shkodra nisëm turin e takimeve për të ftuar qytetarët të reagojnë dhe të na bashkohen në protestën e 20 Shkurtit. Në takimet me qytetarë dhe bizneset e zonës, kuptuam nga afër padurimin e tyre për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetar shqiptar”, shkruan Bardhi.

Të fundit