Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nga Shtëpia e Bardhë: Lufta e Trump ndaj karteleve, ndihmë e madhe edhe për Shqipërinë

Bardhi nga Shtëpia e Bardhë: Lufta e Trump ndaj karteleve, ndihmë

Gjatë vizitës së tij në SHBA, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka ndarë momente nga takimet e zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Donald Trump.

Në postimin e tij, Bardhi vlerëson rolin e Trump në forcimin e demokracisë dhe sigurisë globale, si dhe angazhimin e tij në luftën kundër karteleve të drogës, një prioritet që, sipas Bardhit, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe për Shqipërinë.

Ai shprehet krenar për aleancën e fortë me SHBA-në dhe ndan bindjen se lidershipi amerikan mbetet vendimtar për stabilitetin ndërkombëtar.

Postimi i Bardhit: 

Gjatë qëndrimit në SHBA kisha kënaqësinë të isha në Shtëpinë e Bardhë, me takime të shkëlqyera me administratën e Presidentit Trump: znj. Paula White-Cain; z. Rudolph E. Atallah, Zëvendës Drejtor i Lartë për Kundërterrorizmin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë; z. Leo Terrell – Këshilltar i Lartë i Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm, Departamenti i Drejtësisë i SHBA; Znj. Belsis Romero, Këshilltar i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit; etj.

Është një privilegj që bota ka një lider si Presidenti i ShBA Donald Trump, që ka vendosur demokracinë, sigurinë dhe paqen, në krye të axhendës së tij dhe rezultatet e deritanishme kanë qenë impresionuese.

Vendosmëria e Presidentit Trump për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një ndihmë e madhe për botën, por veçanërisht edhe për Shqipërinë. Ne jemi krenar që kemi një aleat të çmuar si SHBA.

Të fundit