Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Nuk e bllokoi opozita Reformën Zgjedhore, komisioni është peng i Ramës

Bardhi: Nuk e bllokoi opozita Reformën Zgjedhore, komisioni është

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur pas dështimit të tryezës së Reformës Zgjedhore, e cila ishte mbledhur nga mazhoranca. Opozita bllokoi punimet dhe nuk lejoi socialistët të nisnin mbledhjen.

Bardhi tha për gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, se nuk është opozita ajo e cila po bllokon Reformën Zgjedhore, por mazhoranca që po tenton t’i hedhë hi sy shqiptarëve.

Bardhi u shpreh se Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj nuk e do pjesëmarrjen e opozitës në komision.

“Në fakt, qëllimi i sotëm ishte t’i hidhnin hi sy qytetarëve se dëshirojnë Reformë Zgjedhore. Po të donin, do e kishin mbyllur brenda këtyre dy viteve. Sot, opozita nuk ka bllokuar komisionin. Është mozhoranca që ka bllokuar opozitën, pasi ka qëllim të bllokojë komisionin e Reformës Zgjedhore. Rama nuk do të bëjë zgjedhje të ndershme, prandaj nuk e lejon opozitën. Opozita do të marrë pjesë në Komision, por nuk po lejohet. Reforma Zgjedhore po mbahet peng nga Edi Rama. I kemi mbështetur për dy vite për ta çuar para Reformën. Ata e bllokuan punën e Komisionit për dy vite. Nëse ne nuk do të ngrinim zërin, sot Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të ishte fare temë. Do të ishte e varrosur, siç e kishin varrosur në harresë gjatë këtyre dy viteve,” tha Bardhi.

Të fundit