Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nuk e votoi si anëtar i ‘Dosjeve’, reagon ish-i përndjekuri: Politizoi situatën me emrin tim

Bardhi nuk e votoi si anëtar i ‘Dosjeve’, reagon ish-i

Komisioni i ligjeve ka miratuar sot katër anëtarët e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, mes të cilëve edhe ish-të përndjekurin Simon Miraka.

Mirëpo, kandidatura e Simon Mirakës, mbështetur nga 28 deputetë të opozitës, mes tyre edhe me firmën e Sali Berishës, ka shkaktuar debat në Komision.

Gazment Bardhi doli kundër qëndrimit edhe të mazhorancës për Mirakën, për shkak se kandidatura e tij është mbështetur nga Sali Berisha, ndërsa ish i përndjekuri reagoi në një postim në Facebook, duke thënë se deputeti demokrat e politizoi situatën.  

“Sot une u klasifikova nga komisioni i ligjeve per t'u votuar ne parlament ne seancen e radhes per nje mandat te dyte si AIDSSH.

Me kete rast desha te falenderoj 28 deputetet e opozites  qe me mbeshteten me firmat e tyre.

 Nje falenderim per komisioneret e ligjit qe me perzgjodhen per tu votuar ne parlament.

Nje falenderim i vecant shkon per antaret e komisionnit si z.Alibej  (ish i perndjekur politik)zj,Cupi,Bardhi ,Korreshi,etj, qe nuk me votuan ,qe nuk paten kurajon per te ngritur doren ".PRO".z.G.Bardhi shkoj me tej duke politizuar situaten me emrin tim”, shkruan Mirakaj.

Çfarë tha Gazment Bardhi: 

Ajo që ndodhi këtu tregon babëzinë që keni ju për të kapur çdo institucion, ju nuk keni lënë administratë pa politizuar. Ju vini këtu rrëzoni njerëz të nderuar që i bëjnë nder të jenë anëtar të atij instituti. Kishte vetëm një kandidat të shoqatave të të drejtave të njeriut që plotësonte të gjitha kriteret dhe ju votuat kundër pa dhënë shpjegim. Zotërinjtë që ju votuat kundër plotësonin të gjitha kriteret ligjore.

Ju jeni të pafytyrë sepse keni bërë një betim grupi juaj parlamentar sepse që nuk votoni asnjë person që propozohet nga Sali Berisha dhe sapo votuat një person që e ka propozuar non-grata, Sali Berisha., tjetër gjë bëni dhe tjetër gjë thoni. Vini këtu dhe thoni të bashkëpunojmë me opozitën dhe të krijojmë institucione për mbështetjen e shoqërisë. Tani tregojini shqiptarëve se si i mashtroni. Ne kemi një javë që e dimë se për kë do votoni, jeni betuar, keni 6 muaj që betoheni çdo dokument që merr firmën e non-gratave rrëzohet. Shpjegohet votën tani…Votën e non-gratës.

 

Të fundit