Flash News


Ditari i Opozitës

Bardhi: Nuk kam asnjë koment për humbjen e zgjedhjeve

Bardhi: Nuk kam asnjë koment për humbjen e zgjedhjeve

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka folur për gazetarët mbrëmjen e sotme pas thirrjes nga kryedemokrati Sali Berisha një mbledhje në selinë blu me drejtuesit politik. 

Bardhi shprehu mirënjohje dhe falenderim për mbi 40 mijë qytetarët e Fierit që e votuan PD-në.

“Mirëmbrëma, jam shumë i lumtur që po ju shoh pas kaq shumë kohësh. Përveç mirënjohjes me zemër për 40 mijë qytetarë të qarkut të Fierit që pavarësisht terrorit në të gjitha drejtimet, qëndruan dhe zgjodhën alternativën më të mirë për Shqipërinë, sonte nuk kam asnjë koment. Mirënjohje, dhe vetëm mirënjohje”, tha Bardhi shkurtimisht. 

Të fundit