Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Nxirrini firmat nga kasaforta, të ndiqen procedurat sipas statutit

Bardhi: Nxirrini firmat nga kasaforta, të ndiqen procedurat sipas

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë një tjetër prononcim për firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Ai kërkoi që të ndiqen rregullat procedurale, duke shtuar se Berisha dhe mbështetësit e tij po tallen me demokratët. Bardhi nxori dhe një video, ku shihej deputeti Flamur Noka, që thoshte se ka një zyrë protokolli që merret me kërkesat.

Sekretari i PD reagoi pasi kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka iu tregoi gazetarëve formalrët e mbledhur. Bardhi kërkoi që formularët të dalin nga "kasaforta", ndërsa shtoi se gazetarët nuk janë të gatshëm t'i verifikojnë.

"Të ndiqen procedurat sipas statutit të partisë. Sot nuk janë fyer vetëm anëtarët e PD, por fyer dhe tallur dhe pakica që ka besuar te levizja e zotit Berisha. Dhe sikur, të jetë siguruar 1/8 apo e 1/10, vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë dhe nuk bëhet shoë me vullnetin e demokratëve.

Zëri i tyre do duhet të dëgjohet nga institucionet e partisë, dua të ripërsëris thirrjen time, që nxirrini firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarë që nuk janë në gjendje të verifkojnë nëse nënshkruesit janë anëtare apo demokratë, apo nuk janë gjallë.

Dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, jepini mundësi demokratëve të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Unë dje iu shpjegova procedurën statutore, janë rregulla se si funksionin një institucion. Kjo parti është krenari e demokratëve, nuk tallet njeri me PD, rregullat janë të qarta, duhet të mblidhen institucionet. Të dëgjohet zëri i çdo demokrati", tha Bardhi.

Të fundit