Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nxjerr dokumentin: Kjo është prova që Olsi Rama ka përdorur makinën e ‘k*kainës’

Bardhi nxjerr dokumentin: Kjo është prova që Olsi Rama ka

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar dokumentin e sistemit TIMS, ku sipas tij  vëllai i kryeministrit Olsi Rama ka përdorur 7 herë makinën që përdorej nga grupi kriminal që ngriti laboratorin e kokainës në Xibrakë.

I ftuar në Syri TV, Bardhi është shprehur se, deklarata e SPAK i tregoi se në Shqipëri, ka persona të paprekshëm, si Edi Rama dhe familja e tij, apo bashkëpunëtor të afërt të tij.


Bardhi: Unë kam nxjerrë dokumentin e përdorimit 7 herë të Olsi Ramës, të makinës që përdorte grupi kriminal i laboratorit të Xibrakës, vëllai i kryeministrit ka dalë publikisht dhe ka thënë se unë rastësisht e kam përdorur vetëm 1 herë.  Ky është Tims-i zyrtar. Tani prokurori duhet të dalë e të më thotë mua, a e kam sajuar unë këtë dokument, a është Tims zyrtar, a është e vërtetë që e ka përdorur 7 herë dhe jo njëherë rastësisht siç gënjeu Olsi Rama.

Askush nuk e dinte, së pari nuk u dinte se kishte një dosje me fraksion, që ishte varrosur me këtë procedurën e pezullimit. Ndiqet procedura e pezullimit, pas 10 vitesh është shumë e vështirë të mbledhësh prova.

Kur ti heton 8-9 apo 10 muaj dhe nuk i gjen dot autorët, çoje çështjen për pushim. Të shohin qytetarët, gazetarët se kush janë të dhënat e kësaj dosje dhe pamundësia e identifikimit të tyre.

Por nëse ti thua që këtij individi i di moshën fiks 45 vjeç, por nuk i gjej dot emrin, do të thotë se, ti ose e di identitetin e personit, sa kohë i ke gjetur moshën, ose ti ke një dhunti që duhet të na e thuash dhe ne.

Kur policia kërkon të identifikojë një person që e ka me fotot, por nuk i gjen identitetin atëherë i kërkon ndihmë publikut, na ndihmoni ta identifikojmë, madje i vendos dhe shpërblim. E këtu bëhet fjalë për një organizatë kriminale që për herë të parë ngre një laborator kokaine, nuk ka interes prokuroria ti identifikojë këto persona, atëherë pse nuk e publikon foton e personave të paidentifikuar. Nëse nuk ka foto, atëherë fotot janë zhdukur, se nuk ka raport vëzhgimi pa foto.

I gjithë ai njoftim provon vetëm atë që unë kam thënë ditën e parë, që në Shqipëri ka persona të paprekshëm, duke filluar me Edi Ramën, familjen e tij, apo bashkëpunëtorë që Edi Rama i konsideron njerëz që i duhen’, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.

Të fundit