Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nxjerr video-n: Kur Rama i mohonte Nanos Presidencën...hipokrizia me zë e figurë

Bardhi nxjerr video-n: Kur Rama i mohonte Nanos Presidencën...hipokrizia me

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD, ka etiketuar si “hipokrit” kryeministrit Rama gjatë nderimeve që iu bënë ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano.

Në një postim në Facebook, Bardhi ka ndarë një video të vitit 2012 ku Rama i mohonte Nanos Presidencën. Krahas, Bardhi shkruan se Rama doli i pafytyrë pasi funeralin e Nanos e përdori për të sulmuar kundërshtarët politikë.

“Hipokrizia, dje dhe sot, me zë dhe me figurë!

Edi Rama është aq i paftyrë sa përdori një funeral për sulm banal ndaj kundërshtarëve politik. I njëjti që ska lënë gjë pa thënë e pa bërë kundër Fatos Nanos!”, shkruan Bardhi.

Të fundit