Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nxjerr videon: Gjiknuri ka udhëtuar mbi 15 herë jashtë Shqipërisë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton

Bardhi nxjerr videon: Gjiknuri ka udhëtuar mbi 15 herë jashtë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka vijuar dhe sot me akuzat ndaj ish-ministrit të energjitikës Damian Gjiknurit se ka udhëtuar mbi 15 herë jashtë Shqipërisë me pronarët e inceneratorëve.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Bardhi thotë se, "afera 400 milionë euroshe e mafies së plehrave është një nga shpërdorimet më të mëdha të taksave të qytetarëve shqiptarë".

Ai thotë se Gjiknuri ka lidhje të ngushta me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Këto akuza ai i bëri dhe dje nga foltorja e Kuvendit dhe që më pas ish-ministri i konsideroi të pavërteta.

Bardhi kërkon nga drejtësia të hetojë kontratat e inceneratorëve, që ai i cilëson aferë 400 milionë euroshe.

Të fundit