Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi sulmon Ramën: Premtoi BE brenda 2030-ës, sot fajëson BE-në

Bardhi sulmon Ramën: Premtoi BE brenda 2030-ës, sot fajëson

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar premtimet e kryeministrit Rama të një viti më parë, kur ai deklaronte se Shqipëria do të integrohej në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Krahas video-s të shpërndarë në Facebook, Bardhi shkruan se sot Rama ka ndryshuar qëndrimin, duke kaluar nga fajësimi i opozitës tek fajësimi i Bashkimit Europian

“Çfarë mashtrimi dhe çfarë dështimi spektakolar!

Nuk është Bashkimi Europian peng i qytetarëve të vet, por Shqipëria peng i Edi Ramës dhe korrupsionit të qeverisjes së tij!

Vetëm një vit më parë, premtoi në fushatë, anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-ës. Sot, nga ‘fajin e ka Saliu’, ka kaluar tek ‘fajin e ka BE’.

Sa më shumë dështon Rama si kryeministër dhe sa më shumë rritet korrupsioni, aq më shumë zgjatet lista e fajtorëve”, shkruan Bardhi.

Të fundit