Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Drejtësia ka të dhëna për politikanë të kapur në përgjime me kriminelë

Bardhi: Drejtësia ka të dhëna për politikanë të

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se organet ligjzbatuese shqiptare kanë të dhëna konkrete për disa politikanë të kapur në përgjime përmes telefonatave me eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar.

I ftuar në Opinion, duke folur për nismën e PD për vettingun në politikë, Bardhi thotë se pavarësisht këtij fakti, sërish ata nuk dënohen.

Pjesë nga biseda:

Bardhi: Organet ligjzbatuese shqiptare tani që flasim disponojnë të dhëna për politikanë që bashkëveprojnë , kapen në përgjime telefonata me eksponentë të rrezikshëm krimit të organizuar                

Fevziu: Pse s’veprojnë, ky është skandal.

Bardhi: Nuk dënohen. Kjo mburojë politike që këta politikanë i japin krimit të organizuar bëhet për shkëmbim favoresh. Krimi pasurohet duke shkelur ligjin, politikanët ndihmohen në zgjedhje.

Fevziu: Nëse ky ka këto lidhje njerëzit nuk e votojnë?

Bardhi: Ata që votojnë nuk kontrollon pasurinë, as lidhjet e tua. A mund ta dimë edhe zyrtarisht apo do ta lemë në retoriken 30 vjecare që politika shqiptare është e korruptuar. Ekziston ideja se po u përfshive në politike të konsiderojnë të korruptuar.

Të fundit