Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi padit për shpifje "Syri.net", portali mohon akuzat

Bardhi padit për shpifje "Syri.net", portali mohon akuzat

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka paditur për shpifje dhe fyerje portalin "Syri.net". Bardhi akuzon portalin se ka bërë një fotomontazh për ta "goditur".

"Kushdo në "Syri.net" apo aleatë të tij të dukshëm e të padukshëm, që mendojnë se me sajesa, fotmontazhe, me fyerje dhe sharje do të më intimidojë, gabohet rëndë! Hallet dhe problemet personale do të duhet t’i mbani në shtëpinë tuaj, jo në shtëpinë e demokratëve!"-shkruan Bardhi.

Bëhet fjalë për një postim të Alex Soros, ku u pretendua se Bardhi i kishte bërë "like", por ai e mohon këtë, duke e cilësuar si "meme". Fotoja e mëposhtme është ajo që ka qarkulluar në rrjet.

Bardhi padit për shpifje "Syri.net", portali mohon akuzat

Nga ana tjetër "Syri.net" i mohon pretendimet e Bardhit, duke i mëshuar qëndrimit të tij se sekretari i PD i ka bërë "like" dhe më pas "unlike" postimit të Sorosit. Në reagimin e portalit thuhet se janë të gatshëm që të përballen në gjykatë.

Të fundit