Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi pakicë si Alibeaj, vetëm 18 deputetë i shkojnë në mbledhje

Bardhi pakicë si Alibeaj, vetëm 18 deputetë i shkojnë

Gazment Bardhi, i cili mori disa ditë më parë karrigen e dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj, ka thirrur sot në mbledhje Kryesinë.

Në mbledhjen e thirrur sot, janë paraqitur vetëm 18 deputetë, një numër shumë i ulët, çka konfirmon se grupimi Alibeaj po braktiset.

Pas humbjes së thellë në 14 maj, ku edhe në ato pak bashki me kandidatë doli forcë e tretë e në Tiranë e katërt, Alibeaj la karrigen e kryetarit të komanduar me firmën e Lulzim Bashës.

Paralelisht, po zhvillon mbledhje edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili i la porosi deputetëve të PD-së të kenë në fokus të sesionit parlamentar që nisi pas 14 majit, pikërisht farsën elektorale.

Deputetët që marrin pjesë në mbledhjen e Bardhit:

1.Gazment Bardhi

2.Dhurata Cupi

3.Saimir Korreshi

4.Arbi Agalliu

5.Lefter Geshtenja

6.Dashnor Sula

7.Enkelejd Alibeaj

8.Orjola Pampuri

9.Selaudin Jakupllari

10.Jorida Tabaku

11.Qani Xhafa

12.Bledion Nallbati

13.Ferdinad Xhaferraj

14.Zheni Gjergji

15.Flutura Acka

16.Merita Bakiu

17.Andia Ulliri

18.Eralda Bano

Të fundit