Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi pas protestës: Gjykata e Lartë të mos zvarrisë më çështjen e vulës, s’ka dyshim kush i ka simbolet e PD-së

Bardhi pas protestës: Gjykata e  Lartë të mos zvarrisë

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi përcolli sërish një mesazh nga selia blu pas përfundimit të protestës së opozitës.

Në një prononcim për gazetarët, Bardhi tha se tashmë nuk ka asnjë dyshim se cili grupim përfaqëson Partinë Demokratike dhe i thirrje gjykatës që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së.

Dua t’i shpreh mirënjohjen maksimale qytetarëve për këtë pjesëmarrje masive. Është kënaqësi të jesh krah demokratëve dhe opozitarëve.

Ndjej keqardhje për këdo që ka hequr dorë nga të qenit në opozitë. Do të shikoni që reagimi do vijojë në ditët në  vijim, por paralelisht do të vazhdojë edhe forcimi i PD.

Në parlament është një aksion i nisur nga deputetët. Vullneti ynë ka qenë për të pasur një parlament institucional. Të drejtat kushtetuese që na kanë dhënë qytetarëve nuk jam japim Edi Ramës.

Gjej rastin ti bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhe vendimin dhe gjykatës së apelit të japë një vendim për të mos marrë zvarrë PD”, tha Bardhi.

 

 

Të fundit