Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi – Peleshit: Nëse nuk e mban dot karrigen e kryeparlamentarit, liroja Taulant Ballës

Bardhi – Peleshit: Nëse nuk e mban dot karrigen e kryeparlamentarit,

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i gurpit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është përballur me kryeparlamentarin Niko Peleshi, ku i kërkoi llogari këtij të fundit për shkeljet që ka bërë në seancat plenare.

Bardhi ftoi Peleshin të heqë dorë nga detyra e kryetarit të Kuvendit nëse nuk e bën dot dhe t’ia kalojë Taulant Ballës.

Demokrati theksoi se opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve.

“Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.”

Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.

Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.

Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar”, deklaroi Bardhi.

 

Të fundit