Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi për vetingun: SPAK mund t'i kontrollonte politikanët, por është fshehur. Propozimi i PD ia bën të detyrueshëm

Bardhi për vetingun: SPAK mund t'i kontrollonte politikanët, por

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish mbi propozimet për ndryshime kushtetuese dhe vetingun e politikanëve. Ai thotë se "llumi i tranzicionit me Edi Ramën në krye" është shqetësuar nga ky propozim i PD.

Partia Demokratike ka kërkuar që vetingu të bëhet nga SPAK-u. Bardhi thotë se Prokuroria e Posaçme e ka dhe aktualisht të drejtën për të kontrolluar politikanët, duke hedhur akuza se "fshihet" me argumentin se nuk e ka të detyrueshme.

Por pavarësisht rezervave që PD ka për SPAK-un sërish sugjeroi këtë institucion për të kaluar në sitë politikanët.

"SPAK është organ kushtetues, me mision dhe përgjegjësi kushtetutese, për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar. Ky mision i është besuar me konsensus, me 140 vota në Parlament.

Pra, të drejtën për të kontrolluar politikanë e ka edhe sot, por thjesht fshihet dhe nuk vepron, për shkak se nuk ka një mekanizëm që ia bën të detyrueshëm kontrollin për të gjithë, pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim", shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Ky i fundit shton se nëpërmjet propozimit të PD, SPAK-ut i hiqet çdo mundësi për t'u justifikuar dhe i jepet një mekanizëm i detyrueshëm kontrolli.

"Duke i dhënë një mekanizëm të detyrueshëm kontrolli, që mund të shërbejë më pas edhe si një e dhënë për ndëshkimin penal të atyre që zbulohet se kanë kryer një vepër penale gjatë ushtrimit të funksionit publik, SPAK ka detyrimin ligjor që të veprojë ndaj kujtdo", shton Bardhi.

Të fundit