Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Përballja me regjimin e Ramës do të jetë pa kompromis

Bardhi: Përballja me regjimin e Ramës do të jetë pa

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se beteja me regjimin e Edi Ramës do të vijojë pa kompromise dhe nuk do të ketë asnjë demotivim, pavarësisht masës “arrest shtëpie” që GJKKO caktoi për Sali Berishën.

Në një intervistë për A2 CNN, Bardhi tha se PD do të ketë një strategji për të përbushur përgjegjësitë e veta për interesin publik. Ai shtoi se edhe pse PD ndodhet në një moment të vështirë, përballja me regjimin e Ramës do të vijojë.

Bardhi: Unë mendoj që patjetër që PD ka dhe do të ketë një strategji për të përmbushur përgjegjësitë e veta në raport me interesin publik. Dua të siguroj që secili prej nesh brenda PD është i ndërgjegjshëm që ky është një moment i vështirë për PD dhe opozitën dhe kjo do të kërkonte më shumë punë dhe më shumë përgjegjësi nga secili prej nesh për të plotësuar çdo pasojë që vjen nga veprime të caktuara. Dua të siguroj çdo demokrat dhe çdo opozitar që beteja me regjimin e Edi Ramës do të vijojë pa asnjë mëdyshje. Përballja me të do të jetë pa asnjë kompromis dhe nuk do të ketë asnjë demotivim të drejtuesve të opozitës.

Të fundit