Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Përjashtimet në Kuvend akt armiqësor ndaj opozitës, synohet heshtja e saj

Bardhi: Përjashtimet në Kuvend akt armiqësor ndaj opozitës,

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përjashtimit të dy deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Kuvendit duke e cilësuar vendimin si një akt të pastër politik dhe armiqësor ndaj opozitës.

Në një postim në Facebook, Bardhi akuzon mazhorancën se po përdor përjashtimet dhe bllokimin e mekanizmave parlamentarë për të kufizuar rolin e opozitës dhe për të shmangur kontrollin mbi pushtetin.

Reagimi i plotë: 

Përjashtimi disajavor i deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Parlamentit është një vendim që nuk ka lidhje as me etikën, as me rregulloren. Është thjesht një akt armiqësor ndaj opozitës. Të gjithë janë dëshmitarë se, veçanërisht në seancën e 2 prillit, mazhoranca krijoi qëllimisht një klimë tensioni, që vetëm sa dëmton më tej besueshmërinë dhe reputacionin e parlamentit.

Armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi. Është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Në 6 muajt e fundit PS ka përjashtuar 15 deputetë të opozitës nga Kuvendi, me 295 ditë në total. Një jpraktikë që, haptazi, po ngushton çdo ditë hapësirën e opozitës në Kuvend

Mazhoranca nuk po përpiqet më as të duket sikur respekton rregullat. Ajo reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.

Përjashtimet e deputetëve, refuzimi i kërkesave për komisione hetimore, refuzimi i interpelancave nga kryeministri, zvarritja e llogaridhënies së ministrave dhe refuzimi i institucioneve për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës kanë vetëm një objektiv: të zhbëjnë rolin kryesor të opozitës: kontrollin e pushtetit.

Kur pushteti sundon përmes korrupsionit dhe në aleancë me krimin e organizuar, kur qeveria mbron të kërkuarit nga drejtësia, kur kryeministri shndërrohet në zëdhënës të tyre, opozita ka vetëm një rrugë: të qëndrojë.

Të fundit