Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Policia në shërbim të krimit, protesta ishte paqësore dhe e ligjshme

Bardhi: Policia në shërbim të krimit, protesta ishte

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi efektivët e policisë për ushtrim dhune ndaj protestuesve dhe përdorimin e mjeteve që zakonisht përdoren për protestat e dhunshme.

"Protesta e qytetarëve ka qenë e transmetuar live, ka qenë paqësore, e ligjshme, sepse policia ishte njoftuar. Pa asnjë shkak, policia vendosi të dhunonte protestuesit.

Ka përdorur të gjitha mjetet që përdoren në protestat e dhunshme, ndërkohë që kjo nuk ishte e tillë," tha Bardhi.

Ai hodhi akuza të ashpra ndaj policisë, duke thënë se ajo vepron në shërbim të krimit dhe kundër qytetarëve. Bardhi kritikoi edhe mungesën e agresivitetit të uniformave blu ndaj krimit të organizuar, duke përmendur Elbasanin dhe urdhrat e pashkarkuar të SPAK-ut.

"Policia është në shërbim të krimit dhe kundër qytetarëve. Jemi drejt një shteti që nuk njeh ligj dhe kushtetutë, dhe zbaton urdhra të kundërligjshme," shtoi ai.

Në fund, Bardhi u zotua se hapat e radhës të mosbindjes civile do të përcaktohen nga vullneti i qytetarëve dhe se do të bëhen publike në kohën e duhur. "Siç kemi thënë, hapat tona do t’i bëjmë rast pas rasti dhe media do të jetë e para që do t’i marrë vesh," përfundoi ai.

 

Të fundit