Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Precedent unik që sot Shqipëria ka zv.kryeministre një të pandehur

Bardhi: Precedent unik që sot Shqipëria ka zv.kryeministre një

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e ka cilësuar një “precedent unik” rastin e Belinda Ballukut e cila u rikthye në detyrën e zv.kryeministres dhe ministers, edhe pse është e pandehur për abuzime me tenderat.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se zyra e Kryeministrit është shndërruar në zyrë avokatie për të pandehur e cila i ka shkaktuar shtetit 50 mln euro dëm.

POSTIMI:

Precedent unik në botë është që sot Shqipëria ka Zëvendëskryeministër dhe ministër një të pandehur për abuzime në disa procedura publike tenderimi, me masë sigurimi personal me karakter shtrengues "Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Precedent unik në botë është vijimi i qetë i detyrës nga një e pandehur që sipas prokurorisë dhe gjykatës rrezikon të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.

Precedent unik në botë është që zyra e Kryeministrit shndërrohet në zyrë avokatie për një të pandehur që i ka shkaktuar shtetit deri më tani një dëm prej të paktën 50 milionë euro.

Precedent unik në botë është paracaktimi i tenderave nga një ministër në shtëpinë e tij dhe drejtimi i punëve të shtetit me sms urdhëruese ndaj vartësve.

Precedent unik në botë është që dy institucionet më të mëdha shtetërore ARRSH dhe KESH sot i kanë drejtuesit në “arrest shtëpie” dhe ata vazhdojnë të jenë në krye të këtyre institucioneve.

Precedent unik në botë është të kthesh korrupsionin në sistem dhe të sillesh si i papërgjegjshëm e të bësh sikur s'ka ndodhur asgjë.

 

Të fundit