Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Bardhi – presidentit Begaj: Vjen në Kuvend dhe kërkon para për makina luksi
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi presidentin Bajram Begaj duke theksuar se vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi.
Bardhi tha se opozita respekton institucionin e presidentit, por kurrsesi nuk mund të anashkalohet fakti se ai është kthyer në “drejtues politik i fushatës së Edi Ramës”.
Bardhi i kërkoi mazhorancës të mos e keqpërdorë presidentin Begaj si leckë.
“Presidenti është në detyrë për rehati. Kërkon makina komode, kërkon zyra të mëdha, çfarë nuk kërkon. Shpresojmë të mos kërkojë të hapë ndonjë sallon bukurie në Presidencë.
I kemi dhënë fonde në vazhdimësi. Por kam qenë shpesh në Presidencë dhe, për ta thënë të drejtën, godina është mirë. Ky është presidenti i parë që kërkon kolltuk, automjete, e ku di unë.
Presidenti, para se të kërkojë kolltuk, karrige, parukeri, do të duhej të luante rolin si president i vendit. I është dhënë disa herë shansi të ngrihet në detyrën e kreut të shtetit, por nuk ka guxuar kurrë ta bëjë këtë.
Ne e inkurajojmë të mos japë mesazh të ndasisë politike. I kërkojmë si institucion përgjegjës të marrë masa për ambasadorët.
Presidenti shkarkoi një nga ambasadorët më të mirë që kemi pasur, ambasadorin në Gjermani. E shkarkoi pse nuk i vuri në dispozicion eskortën për të takuar fëmijët. Nuk merr asnjë masë për ambasadorët që shkojnë në takime politike.
Në vend që të flasë për këtë, vjen e kërkon në Kuvend, kolltuk. Sot nuk ka para për të sëmurët me kancer, por presidenti mori para për dorën që vrau, duke kërcënuar ambasadorin në Gjermani. Do duhet ta dinë shqiptarët këtë.
Nëse keni respekt për presidentin, mos e përdorni si leckë.“, akuzoi Gazment Bardhi.