Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi - PS: Keni përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit

Bardhi - PS: Keni përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit

Kreu i Grupit Parlamentar te PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi maxhorancën se e ka përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit teksa iu përgjigj deklaratave të bëra më herët në Kuvend nga kolegu socialist, Taulant Balla.

Teksa mori fjalën në Kuvend, Bardhi u shpreh se opozita ende nuk është informuar se cila është lista e nevojshme me ligjet për t’u përafruar me legjislacionin e BE, edhe pse është kërkuar disa herë.

Ai theksoi se maxhoranca s’mund të akuzojë opozitën që s’i ka votuar ligjet për sa kohë janë ata që i kanë mbajtur të fshehta.

“Për kërkesën që sapo hodhët në votim ( mocionin për raportin e DASH) është në shkelje të rregullores së kuvendit, rregullorja e kuvendit, pika 2 e nenit 98, ju detyron që të propozoni kur nuk ka mirëkuptim një datë që nuk mund të jetë kurrë më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së mocionit. Se di me matematikën tuaj e llogarisni 30  ditë 5 muaj, sepse kërkesa jonë është e datës 5 nëntor. Ju vini me propozim që mocioni të zhvillohet në javën e parë apo të dytë të majit, në shkelje të rregullores.

Për të vijuar me listën që tundi kolegu, grupi i PD ka kërkuar listën e draftligjeve që ky kuvend duhet të miratojë në kuadër të integrimit. Ka kaluar në 6 muaj, se kush është lista e ligjeve të nevojshme në kuadër të procesit. E kemi kërkuar më shumë se 10 herë. Dhe vini këtu e tundni një listë ju nuk keni votuar ligjet. Nga ta dimë se kush janë ligjet ku jemi të përjashtuar nga procesi. Na i jepni t’i dimë se kush janë ligjet, ne nuk jemi këtu fasadë e juaj. “, tha Bardhi.

Të fundit