Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi publikon pamje të tjera nga Divjaka: Terroristët e Belinda Ballukut kontrollojnë votat edhe në kuti

Bardhi publikon pamje të tjera nga Divjaka: Terroristët e Belinda

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier.

Pamjet tregojnë sesi komisionerë të PS-së nxjerrin votat nga kutia e votimit për të kontrolluar sesi kanë votuar qytetarët.

Bardhi shprehet se kurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda Ballukut në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier. 

"Episodi 6/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE 

Kurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda Ballukut në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier. Nuk iu mjafton vetëm qëndrimi mbi kokë ndërkohë që qytetarët votojnë në dhomën e fshehtë, por kontrollojnë fletët e votimit edhe pasi ato janë hedhur në kutinë e votimit. 

Pamjet më poshtë i përkasin QV 2846, njësia administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë, ku dallohet qartësisht komisioneri i PS që nxjerr fletën e votimit nga kutia, verifikon se si ka votuar qytetari dhe më pas e rihedh në kuti. 

Dhunimi i fshehtësisë së votës përveçse një vepër penale që vijon të mbetet e pandëshkuar, është edhe akti më i shëmtuar që i kthen votimet në farsë, duke paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve, përmes kontrollit masiv të votës me patronazhistë të shndërruar në terroristë elektoral", shkruan Bardhi.

Të fundit