Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi publikon pjesë nga dosja: SPAK provon intimidimin, Rama po fsheh provat

Bardhi publikon pjesë nga dosja: SPAK provon intimidimin, Rama po fsheh

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish në Facebook ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.

Bardhi shkruan se provat për intimidimin e dëshmitarëve janë tashmë të faktuara nga SPAK, por po mbahen të fshehura me urdhër politik, duke e bërë Ramën drejtpërdrejt përgjegjës për çdo vonesë dhe pengim të drejtësisë. Sipas tij, çdo minutë që Balluku qëndron në detyrë është një vendim i vetë kryeministrit për të mbrojtur veten, ndërsa thekson se rrugë të mesme nuk ka më: ose dorëzimi para drejtësisë, ose përgjegjësi politike dhe ligjore.

Reagimi i Bardhit: 

Edi Rama nuk ka më alibi! Rreziku për intimidimin e dëshmitarëve dhe prishja e provave është e vetmja arsye pse ekzistojnë masat e sigurimit.
SPAK me metoda speciale hetimi ka provuar se Belinda Ballukun ka intimiduar dëshmitarët. Provat ekzistojnë, i ka sjell edhe në Kuvend, por Niko Peleshi i ka mbyllur në kasafortë. Vonesat, kasafortat dhe fshehja e fakteve janë vetëm manovra të dëshpëruara të Edi Ramës për të blerë kohë.
Çdo minutë shtesë që Belinda Balluku mbahet në detyrë është një zgjedhje politike e Edi Ramës. Një zgjedhje për të mbrojtur veten!
Por nuk ka më as rrugëdalje për kryeministrin e Republikës së Korrupsionit! Edi Rama duhet të zgjedhë: të dorëzojë të pandehurën Belinda Balluku, ose të mbajë përgjegjësi për pengimin e drejtësisë. Rrugë të mesme nuk ka!

Të fundit