Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi publikon të dhënat: Balluku përdori administratën shtetërore si një rrjet kriminal patronazhimi

Bardhi publikon të dhënat: Balluku përdori administratën
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratime, Gazment Bardhi, ka publikuar gjetjet dhe përfundimet paraprake te Misionit OSBE-ODIHR, i cili thotë se përdorimi i rrjetit të patronazhistëve bie ndesh me standartet ndërkombëtare.

Duke ju referuar Qarkut Fier, Bardhi thekson se të dhënat paraqesin faktet se si Belinda Balluku përdori administratën shtetërore si një rrjet kriminal patronazhimi.

"Vetëm për një Rajon në qytetin e Fierit përdori si terroristë elektoral plot 430 punonjës të administratës publike, që kishin përgjegjësinë të gjurmonin jetën e qytetarëve, të ofronin favore shtetërore në këmbim të votës apo të intimidonin qytetarët me keqpërdorimin e forcës së shtetit"

REAGIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHIT:

Në deklaratën e gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të Misionit të OSBE-ODIHR evidentohet se përdorimi i rrjetit të patronazhimit bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Por, në qarkun e Fierit, Belinda Balluku nuk pyet as për standardet ndërkombëtare e as për ligjin.

Të dhënat më poshtë paraqesin faktet se si Belinda Balluku përdori administratën shtetërore si një rrjet kriminal patronazhimi. Vetëm për një Rajon në qytetin e Fierit përdori si terroristë elektoral plot 430 punonjës të administratës publike, që kishin përgjegjësinë të gjurmonin jetën e qytetarëve, të ofronin favore shtetërore në këmbim të votës apo të intimidonin qytetarët me keqpërdorimin e forcës së shtetit. Detyra e tyre ishte të mblidhnin vota për partinë në pushtet duke keqpërdorur funksionin publik.

Përdorimi i administratës shtetërore në zgjedhje është krim elektoral, por që mbetet i pandëshkuar sepse Task Forca PP-SPAK-KQZ ishte alibia e pushtetit dhe jo mekanizmi për të garantuar zbatimin e ligjit.

Të fundit