Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi publikon videon nga zyrat e PD-së dhe i përgjigjet Berishës: Mos i besoni më, ai vetëm manipulon

Bardhi publikon videon nga zyrat e PD-së dhe i përgjigjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka postuar një video nga selia e Partisë Demokratike dhe i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit me herët akuzoi Lulzim Bashën se e kishte shkatërruar vetë nga brenda zyrën e tij dhe më pas ia kishte hedhur fajin demokratëve.

Në videon që Bardhi ka postuar hidhen dy persona duke sulmuar me gurë dritaret e selisë. Bardhi shkruan se nëpërmjet kësaj videoje ka një mesazh që të mos besohet Sali Berisha dhe sipas Bardhit, ish-kryeministri Berisha manipulon.

Postimi i Gazment Bardhit:

Shumë prej ne demokratëve dhe qytetarë të tjerë që presin nga PD të sjellë diçka të mirë për vendin, dje kanë mbetur shumë të trishtuar. Shumë prej demokratëve e kanë ndier veten të tradhëtuar, sepse mund të kenë besuar vërtet tek Sali Berisha. Për të gjithë demokratët kam një mesazh: shikoni këtë video dhe mos i besoni Sali Berishës! Si kjo gënjeshtër, ka gjithçka thotë dhe bën.

Ajo që bën është vetëm manipulimi me dëshpërimin tuaj, me hatërmbetjet dhe mosbesimin tuaj për një mijë arsye! Në video duket qartë se zyra e Sekretarit të Përgjithshëm është sulmuar me gurë nga jashtë, por Sali Berisha thotë se është inskenim i Bashës nga brenda! Këtë ka bërë që pej 9 shtatorit! Mashtron dhe manipulon demokratët me qëllimin e vetëm për të shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe familjen e tij.

Sa herë të dëgjoni Sali Berishën sillni ndërmend këtë video! Këtu shfaqet në pak sekonda historia e një ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën!

Të fundit