Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi pyet Spiropalin: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?

Bardhi pyet Spiropalin: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila teksa iu referua tensioneve të seancë së kaluar, shigjetoi Gazment Bardhin.

"Axhenda politike dhe strategjia e gabuar e ca të paktëve nuk e ka reshtuar në krahun e duhur. Do ta mbaj ca kohë në zyrë atë kornizën e xhamtë me brenda copën e drunjtë që u hodh egersisht kundër meje e kuvendit të Shqipërisë e do e marr në shtëpi ta kem si kujtim të keq apo të mirë", u shpreh Spiropali.

Në një postim në platformën “X”, Bardhi pyet Spiropalin se çfarë dhurate i ka bërë Pëllumb Gjoka për detyrën e re.

“Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?”, shkruan Bardhi në platformën “X”.

Të fundit