Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Rama e ktheu Kryeministrinë në zyrë avokatie ndaj një të pandehure

Bardhi: Rama e ktheu Kryeministrinë në zyrë avokatie ndaj

Që në nisje të fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në foltoren e Kuvendit kërkoi prezencën e Ramës në Kuvend që ky i fundit të japë llogari për skandalin ku është përfshirë numri dy i qeverisë.

Ai tha se Rama duhet të ishte marrë i pandehur bashkë me Ballukun, pasi autori sipas tij i vjedhjeve për tunelin e Llogarasë dhe të Unazës së Madhe është kryeministri.

Edi Rama sot ka vendosur ti fshihet Kuvendit. Ka një keqkuptim në përgjigje që i keni kthyer grupit parlamentar. Ajo që kemi kërkuar interpelancë me kryeministrin është ndërhyrja  e kryeministrit në një çështje në hetim.

Mbajtja në detyre e një ministri të marrë të pandehur dhe nën hetimi dhe ngritja e pretendimeve në kërkesën që ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese në emër të Kuvendit pa e konsultuar Kuvendin e Shqipërisë.

Ju folët që duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese , por çdo shqiptar e ka parë që Rama del dhe mbron të pandehurën ministre me video-selfie si një mjet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese. Pra i fshihet deputetëve të Kuvendit dhe llogaridhënies në Kuvend.

Kemi kërkuar që kryeministri të vijë të japë llogari se cili është motivi, dhe pse është bërë kryeministri i parë që ndërhyn në një çështje konkrete dhe ka kërkuar në emër të Këshillit të Ministrave shfuqizimin e vendimit të gjykatë kundër korrupsionit për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese ndaj të pandehurës Balluku.

 Ç’punë ka kryeministri që shndërron institucionin e Kryeministrit në avokatin ndaj një të pandehure. Ai  e pranon përmes kërkesë që ka çuar që është bashkëfajtor me Ballukun dhe do të duhet të ishte marr bashkë i pandehur me Ballukun. Urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama dhe lidhjen me kompaninë turke e ka bërë Rama”, tha ai.

 

 

Të fundit