Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Rama kopjon programin e PD-së, por ndryshimi vjen vetëm me largimin e tij

Bardhi: Rama kopjon programin e PD-së, por ndryshimi vjen vetëm me

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit elektoral të Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon kreun e qeverisë se ka marrë programin dhe alternativën e Partisë Demokratike, duke e prezantuar si të tijën.


Sipas Bardhit, vetë Rama ka pranuar sot se programi i PD-së është i realizueshëm, por për ta vënë në zbatim, sipas tij, është e domosdoshme largimi i qeverisë aktuale. Ai thekson se në 12 vite në pushtet, kjo qeveri nuk ka sjellë asnjë përmirësim për vendin dhe nuk mund të ofrojë ndryshim as këtë vit.

Reagimi i Bardhit:

Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!

Padashur sot, duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.

Por për tu realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.

Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.

Me PD pas 11 Majit:
Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.
Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.
Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.
Do të dyfishojmë pensionet.
��Voto nr. : Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Të fundit