Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Rama mbron dy të pandehura të SPAK, pas tyre fshihen “megaafera” që çojnë te familja e tij

Bardhi: Rama mbron dy të pandehura të SPAK, pas tyre fshihen

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaron në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama ka dalë garant publikisht për dy zyrtare të përfshira në hetime për korrupsion.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi përmend rastet e Belinda Balluku dhe Mirlinda Karçanaj, për të cilat, sipas tij, ekzistojnë lidhje direkte me familjen e kryeministrit dhe afera me vlera të mëdha financiare.

"Ka dy raste të rënda korrupsioni brenda 6 muajsh, kur kryeministri ka dalë garant publikisht për dy të pandehura nga SPAK. Njëra është Belinda Balluku, tjetra është Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t.
Të dy rastet kanë një të përbashkët: të çojnë tek familja Rama. Njëra tek vetë Edi Rama, tjetra tek bashkëshortja e tij.
Prandaj edhe mbrojtja e tyre, me çdo mjet, nuk është rastësi.
Kur e paraqiti Lindën e AKSHI-t si viktimë të SPAK-ut, që jetonte me qira dhe gati sa nuk tha se nuk e mbyllte dot muajin me rrogën e qeverisë, Edi Rama i dinte aferat qindra milionëshe të AKSHI-t. Minimalisht, e dinte sa tendera merr baxhanaku i tij nga AKSHI. Ose sa herë ishte shpallur fitues koordinatori i tij personal me krimin e organizuar, Ergys Agasi.
Tani që SPAK ka sekuestruar pasuritë e tyre me vlerë 40 milionë euro dhe që dimë se Linda e AKSHI-t kishte shtëpi në disa resorte luksoze, Edi Rama ka detyrimin të dalë publikisht dhe të kërkojë ndjesë për mbrojtjen e saj publike dhe mashtrimin e shqiptarëve.
E di që po kërkoj të pamundurën, por ky është standardi minimal europian, me të cilin Edi Rama nuk ka asnjë lidhje.
Për këto dy megaafera, ku lidhet vetë direkt, Edi Rama ka bërë kurban integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sot që flasim, jemi të paktën 6 muaj vonesë me ecurinë e negociatave.
Ka ardhur koha që faturën ta paguajë Edi Rama!", shkruan Bardhi. 

Të fundit