Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Rama nuk mund ta mbajë peng Shqipërinë, protesta është për të gjithë qytetarët

Bardhi: Rama nuk mund ta mbajë peng Shqipërinë, protesta
Në marshimin e zhvilluar në rrugët e Tiranës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se qëllimi i protestës është sensibilizimi i qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Qëllimi i kësaj proteste është të sensibilizojë të gjithë qytetarët e Tiranës që Edi Rama nuk mund të mbajë peng Shqipërinë për shkak të korrupsionit të tij qeveritar,” u shpreh Bardhi.

Sipas tij, arsyeja pse opozita zgjodhi marshimin në rrugët e kryeqytetit si formë proteste lidhet pikërisht me nevojën për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe për t’i ftuar ata t’i bashkohen kauzës së opozitës.

“Ne protestojmë për demokratët, për socialistët e ndershëm, për qytetarët pa parti, sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe beteja për Shqipërinë duhet të bëhet nga të gjithë,” deklaroi ai.

I pyetur mbi praninë e shtuar të forcave të rendit dhe tentativat për të bllokuar marshimin, Bardhi akuzoi drejtuesit e Policia e Shtetit dhe Policia e Tiranës për pengim të së drejtës kushtetuese për protestë.

“Unë e kuptoj që krimi strehohet në të dyja godinat, dhe policia në vend që të arrestojë ata që i kanë kthyer drejtoritë e policisë në institucione ku krimi qeveris, pengon të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar,” u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se protesta ishte paqësore dhe se, sipas tij, nuk kishte asnjë arsye që policia të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ndërkohë, situata në terren mbeti e tensionuar, me prani të shtuar të forcave të rendit dhe akuza të ndërsjella mes mazhorancës dhe opozitës.

Të fundit