Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Rama sulmon drejtësinë sepse nuk i shkon pas avazit

Bardhi: Rama sulmon drejtësinë sepse nuk i shkon pas avazit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj sulmeve të fundit të Ramës drejtuar sistemit të drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se përpara se Rama të japë leksione për drejtësinë, duhet të kuptojë rolin e tij si Kryeministër, i cili sipas tij është të luftojë bandat, jo t’i bëjë pjesë të qeverisjes.

"Edi Rama përpara se të “shtrembërojë” nga padija e thellë rolin e KLGJ, bën mirë të kuptojë rolin e tij:

- Është për të luftuar bandat, jo për ti ulur në qeverisje; ose je

- Është për ti shkatërruar ekonomikisht bandat, jo për ti dhënë licenca, tendera, koncesione apo leje ndërtimi;

- Është për të luftuar korrupsionin, jo për të ligjeruar atë përmes projekteve si inceneratorët që nuk ekzistojnë;

- Është për tu gjykuar nga prokurorët e gjykatësit; jo për ti gjykuar ai ato!

Prandaj bën mirë që përpara se të gjykojë gjyqtarë e prokurorë që nuk i vijnë pas avazit apo humorit të tij, të kujtohet se asnjë Kryeministër në Europë, nuk komenton e jo më të sulmojë gjyqtarë e prokurorë specifik për çështje specifike.

Dhe boll harxhoi kohën me çështje që as i kupton dhe as mundet ti kuptojë, sepse Edi Rama është gatur si “antiligji” dhe “anti interesi publik”!", shkruan Bardhi.

Të fundit