Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Rama përdor krimin e organizuar dhe Policinë e Shtetit kundër opozitës në zgjedhje

Bardhi: Rama përdor krimin e organizuar dhe Policinë e Shtetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ngre alarmin se krimi i organizuar dhe Policia e Shtetit janë vënë përballë opozitës gjatë viteve të fundit.

I ftuar në Syri tv, Bardhi tha se Shqipëria ka nevojë emergjente si të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

BardhiSot Shqipëria ka vetëm një nevojë emergjente, si të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si krijojmë një kuadër ligjor që i jep mundësi të barabarta opozitës me ato që janë në pushtet dhe si bëhet e mundur nqs shqiptarët vendosin me vullnetin e tyre për rrotacion të lejohet rrotacioni politik.

Sot me mekanizmat ligjorë që ka Edi Rama por edhe me mekanizmat ekstraligjorë që përdorë në zgjedhje praktikisht është i pamundur realizimi i rotacionit politik.

Nëse ti një politikani i vendos përballë Arben Nokën në Lezhë padyshim që është e pamundur të fitosh me një njeri që ditën bën politikë dhe natën porosit vrasje.

Nuk kemi hyrë në politikë për të na u rrezikuar jeta apo të kemi përballë krimin e organizuar.

Krimi i organizuar duhet të ketë përballë Policinë e Shtetit. Ajo që ka ndodhur në këto vite është që krimi i organizuar dhe Policia e Shtetit ka qënë një dhe janë vënë përballë opozitës.

Të fundit